Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar edhe 9 raste të reja me covid-19. raporton TV Malisheva.

Kjo është konfirmuar nga ana e IKSHPK-së, në komunikimin zyrtar me Komunën e Malishevës, përkatësisht shtabin emergjent në Malishevë, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar gjithsejtë 2791 raste, prej tyre 2684 janë shëruar, 85 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 21 raste.

Share.