Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është pritur në takim nga kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.

Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Sot në Tiranë një takim vëllazëror me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Diskutuam për zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria dhe rajoni dhe për proceset që na presin, veçanërisht për sfidat e Kosovës në çështjet që kanë të bëjnë me dialogun, sigurinë dhe perspektivën e integrimeve euro-atlantike”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj e ka falënderuar kryeministrin Rama dhe Shqipërinë për kujdesin ndaj Kosovës në këtë periudhë jo të lehtë.

“I kërkova kryeministrit shqiptar që në të gjitha nivelet e bisedave me faktorin ndërkombëtar e kombëtar të ndihmojë në tejkalimin e sfidave që i ka Kosova dhe të përshpejtojë integrimin e saj.

E falënderova përzemërsisht për kujdesin e tij dhe të Shqipërisë në këtë periudhë jo të lehtë që po kalon Kosova”, është shprehur Haradinaj.

Ky takim po mbahet në kohën kur Kryeministri Rama dhe Kryeministri Kurti i kanë marrëdhëniet e tyre në pikën më të ulët të mundshme. por këtu duhert kujtuar se në të kaluarën as Kryemnistri Rama nuk i kishte marrëdhëniet e shkëlqyera me kryetartin e AAK-së z. Ramush Haradinaj. Madje në kohën deri sa ky i fundit ishte kyreministër i Kosovës, i pari i Qeverisë së Shqipërisë e kishte paditur z. Haradinaj për shpifje, padi që më vonë e tërhoqi.

/TV Arbëria

Share.