Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 1 person është shëruar nga covid-19, ndërsa është regjistruar 1 rast i ri.
Kjo është bërë e ditur nga ana e IKSHP në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal në Malishevë.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo: nga fillimi i pandemisë e deri më sot me covid-19 janë regjistruar 3476 raste, prej tyre 3389 janë shëruar 86 kanë vdekur dhe aktiv me covid është 1 rast.
/TV Malisheva