Sot një vit më parë, në Komunën e Malishevës, është regjistruar rasti i parë i vdekjes nga covid-19.
Në fillim të pandemisë, Komuna e Malishevës ka qenë një prej komunave më të atakuara nga covid-19, ndërsa më 8 prill një person ka humbur jetën, pasi ishte infektuar me këtë virus vdekje prurës, ndërsa deri më sot janë regjistruar 49 vdekje nga covid-19 në territorin e Komunës së Malishevës.
Komuna e Malishevës dhe Shtabi Emergjent Komunal, familjes së rastit të parë dhe të gjitha familjeve tjera, ju shprehin ngushëllime.
Po ashtu, shtabi emergjent komunal, kërkon nga të gjithë qytetarët, që të vazhdojnë të respektojnë masat anti-covid, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës së qytetarëve./TV Malisheva

Share.