Sot në territorin e Komunës së Malishevës, nuk është shënuar asnjë rast i prekur me COVID-19. Kjo është konfirmuar në komunikimin zyrtar të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) me  nënkryetarin e Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga data 14 mars, kur është regjistruar rasti i parë, e deri më sot, janë regjistruar 223 persona të prekur me covid-19, prej tyre 168 persona janë shëruar, 21 persona kanë vdekur, ndërsa aktiv me covid-19 janë edhe 34 persona./TV Malisheva

Share.