Sot në territorin e Komunës së Malishevës, është regjistruar një rast i ri me COVID-19. Kjo është bërë e ditur në komunikimin zyrtar të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, me Komunën e Malishevës. Numri i rasteve aktive në Komunën e Malishevës, është 48 raste dhe rasti i sotëm vjen nga fshati Banjë.

Gjendja me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga gjithsejtë 156 raste të regjistruara deri më sot, 98 janë shëruar, 48 raste janë aktive dhe 10 persona kanë ndërruar jetë, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Share.