Sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar pesë raste të reja me covid-19.

Këto të dhëna janë konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në komunikimin e rregullt me Komunën e Malishevës.

Raste e reja janë regjistruar në këto vendbanime: nga 1 rast në Astrazup, Bellanicë, Carrallukë, Bardh dhe Drenoc.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, janë regjistruar 424 raste me covid-19, prej tyre 306 janë shëruar, 27 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 91 persona. /TV Malisheva

Share.