Familja ka njoftuar se sot varroset e ndjera Liridona Murseli, që mbeti e vrarë të mërkurën në mbrëmje në rrugën “Dalip Alishiqi” në Prishtinë.
Sipas njoftimit, e ndjera do të varroset në orën 14:00 në varrezat e fshatit Cërmjan të Gjakovës.
“Me dhimbje të thellë njoftojmë të afërmit, miqtë dhe dashamirët se me datë 29.11.2023 ndërroi jetë tragjikisht në moshën 30 vjeçare vajza, bashkëshortja, nëna dhe motra jonë e dashur. Varrimi i të ndjerës bëhet ditën e premte me datë 01.11.2023 në ora 14:00 në varrezat e fshatit Cërmjan”, thuhet në njoftim.
/TV Malisheva