Sot është një ditë e rëndësishme në lidhje me fatin e kampionatit 2019/20 të futbollit kosovar.
Në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës do të mbahet një takim mes zyrtarëve të institucionit drejtues të futbollit kosovar dhe përfaqësuesve të klubeve.
Takimi pritet të mbahet nga ora 13:00, dhe në rast se merret vendimi për të anuluar kampionatin, atëherë do të diskutohet çështja e titullit kampion, ekipeve të cilat do të luajnë në Evropë dhe atyre që do të largohen nga elita.
Gjithsesi vendimi për të filluar, apo për të mos filluar varet ekskluzivisht nga organet institucionale që kanë në dorë fatin e futbollit kosovar./Tv Malisheva