Ndarja e specializimeve që ndodhi nga Ministria e Shëndetësisë vetëm e ka degraduar cilësinë e këtij procesi dhe nuk e ka penguar ikjen e mjekëve të rinj. Nga janari e deri më sot prej 76 mjekëve që kanë kërkuar vërtetimin nga Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK) për punësim jashtë vendit, 31 prej tyre janë specializantë të rinj.
Kështu u tha në tryezën e organizuar nga Oda e Mjekëve të Kosovës, me temën “Kualiteti i shkollimit universitar dhe parauniversitar të mjekëve”.
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu tha se institucionet e Kosovës kanë bërë shumë pak në ngritjen e kapaciteteve humane në sistemin shëndetësor të Kosovës.
Derisa procesin e specializimeve e ka konsideruar të degraduar, Sejdiu deklaroi se ky proces nuk e ka ndal trendin e ikjes së mjekëve të rinj nga Kosova. Sipas tij prej 76 mjekëve që kanë kërkuar vërtetim, 31 janë specializant të rinj.
“Përkundë që institucionet tona e kanë ditur se po çalojnë me të vërtetë çështjet që kanë të bëjnë me ngritjen e kapaciteteve njerëzore e që është kyçe në sistemin shëndetësor shumë pak, apo fare dhe shpeshherë kanë marr edhe hapa të gabuar duke mos reflektuar në analizat që janë bërë nga institucionet e ndryshme[…]01’44 Një qasje e përbashkët çka është edhe qëllimi i rekomandimeve e MSh dhe MAShT-it një qasje që them të drejtën në përvojën time gati 22 vjeçare në sistem ka qenë shumë e mangët pothuajse inekzistente pasi që këto dy dikastere do duheshin që të koordinojnë qoftë në ngritjen e kapaciteteve njerëzore por gjithsesi edhe në organizimin e atyre sferave të përbashkëta që janë pjesë e sistemit shëndetësor[…]76 kolegë tanë vetëm se kanë kërkuar dokumentet që iu duhen jashtë Kosovës atë që tha doktor Uka plotëson e vulos atë se çka është bërë me degradimin e procesit të specializimeve nga 76, 31 janë specializantë që kanë fituar tash specializime kushtet e punës dhe kushteve për shkollim kualiteti i ka bërë të largohet dhe shqetësuese është se 7 deri 10 prej tyre janë specialistë dhe ata të rinjtë vetëm se kanë filluar të ikin”, theksoi ai.
Ndërsa, Sami Uka këshilltar në Ministrinë e Shëndetësisë deklaroi se si ministri janë të angazhuar që planifikimi i resurseve humane në sistemin shëndetësor të bëhet duke u bazuar në nevoja e jo në ambicie individuale.
Uka tha se ndarja e specializimit nga ish ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj e ka degraduar cilësinë e specializimeve dhe nuk ka ndikuar që mjekët të mos ikin nga Kosova.
“Arsyetimi se mungesa e profileve shëndetësore nëpër botë dhe ikja e punëtorëve shëndetësore prej Kosovës ka bërë që të ndahen specializimet në mënyrë populiste nuk qëndron është krejt e kundërta sepse arsyet më të shpeshta të ikjes të punëtorëve shëndetësor janë kushtet dhe nuk është asnjë arsye tjetër. Prandaj, ne duhet të ofrojmë kushtet elementare për punë dhe të sigurojmë që ata ta ndjejnë vetën të vlerësuar në vendin tonë”, tha ai.
Prorektori për zhvillim dhe cilësi Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Elton Bahtiri tha se si UP janë të angazhuar të diplomuarit e sektorit të mjekësisë të jenë të gatshëm për tregun e punës dhe t’i plotësojnë nevojat e tregut.
Ai tha ideja për hapjen e një universitet publik për shkencat e mjekësisë nuk i zgjidh problemet që aktualisht ballafaqohet sistemi shëndetësor në Kosovës.
“I kujtoj këto nismat për themelimin e Fakultetit të Shkencave Mjekësore të cilat po lindin nga brenda ekziston vullneti brenda komunitetit mjekësor mirëpo për disa momente politike që i vendosin në pah duke i vendosur atëherë apo atëherë Rektorati i UP-së nuk e konsideron se është e domosdoshme ajo të ndodh ajo dhe nuk është faktori vendimtar procese ndodh themelimi i një universiteti të tillë sepse është MAShT-i dhe Kuvendi i Kosovës që themelon universitete publike në cilido variant do japim kontributin tonë që të diplomuarit e sektorit të mjekësisë të plotësojnë nevojat e tregut të punës dhe të posedojnë kompetencë dhe mos të ketë deficiencë në shkathtësitë elementare. Këto dy vitet e fundit kanë ndikuar në bazë të madhe në procesit mësimor”, theksoi ai.
Në këtë tryezë u prezantuan edhe dy hulumtime në të cilat kanë marr pjesë 489 mjekë të rinj dhe 44 shefa të reparteve të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës. /TV Malisheva