Ish-komandanti i Zonës operative të Llapit, Rrustem Mustafa (Remi) ka njoftuar se ditën e enjte është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale, por që më pas ata e kanë njoftuar se është anuluar intervistimi i tij.

Mustafa në reagimin e bërë në Facebook ka shkruar se ai është i gatshëm të jap kontributin e tij në favor të drejtësisë.

“Në mbrëmjen e dt. 1.11. 2023, nga zyrtarët e dhomave të veçanta të Prokurorisë Speciale të Kosovës, kam pranuar një ftesë për t’u intervistuar sot, me 3.11.2023, në ora 09:00. Në ndërkohë, po nga të njëjtit zyrtarë, dje pasdite, fillimisht përmes një thirrjeje telefonike dhe pastaj një sms-je dhe email-i, m’u konfirmua se intervistimi im nga ZPS-ja është anuluar.

Të dashur e të nderuar miq,
Në lidhje me këtë çështje dua ta konfirmoj edhe një herë përcaktimin e përkushtimin tim. Si në të kaluarën ashtu edhe sot, por edhe nesër e kurdo që është nevoja, jam i gatshëm për të dhënë kontributin tim në favor të drejtësisë”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka pohuar se lufta e UÇK-së ka qenë luftë mbrojtëse dhe çlirimtare, ashtu siç thonë edhe miqtë ndërkombëtarë.

Postimi i plotë:

/TV Malisheva

Share.