Mëngjesin e sotëm forcat të shumta policore nga EULEX kanë bastisur shtëpinë e Jakup Krasniqit.

Nga Gjykata Speciale kanë treguar se Zyra e Prokurorit të Specializuar është duke kryer një operacion në Prishtinë, operacion ky për çka raportoi media.

Nga Dhomat e Specializuara thuhet se operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovës (EULEX).

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Prishtinë. Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Ndërkaq thuhet se më vonë do të japin më shumë informacione.

Share.