Kompania ndërkombëtare medicinale “Spitex” tashmë është prezente edhe në Kosovë ku do të ofrojë shërbime shëndetësore 24 orë për qytetarët. E veçanta e “Spitex” janë shërbimet mobile kur kryesisht do të orientohen për të moshuarit me çmime shumë të volitshme.
Madje, muajin e parë të gjithë personat mbi 60 vjeç do të kenë falas një vizitë shtëpiake nga stafi profesional i “Spitex”.
Menaxheri koordinator i “Spitex”, Dukagjin Hysaj për KosovaPress thotë se të gjitha shërbimet e tyre mjekësore do të jenë profesionale, derisa tregon ambiciet e kompanisë për shtrirjen në të gjithë Kosovën.
Hysaj: Si kompani do të jetë e dedikuar për të moshuarit
“Kompania ‘Spitex’ është një kompani ndërkombëtare për arsye se është prezentë në Zvicër. E kemi marrë të drejtën që të përfaqësojmë këtë kompani edhe në Kosovë. Sa i përket shërbimeve do t’i ofrojmë shërbime shëndetësore gjithashtu shërbime shëndetësore mobile gjithandej në Kosovë. Do të jemi me orarin 24 orë gjatë ditës, shtatë ditë në javë. Por të njëjtë kohë të gjitha shërbimet dhe asistencën që mundemi të ofrojmë si kompani do të jetë e dedikuar për të moshuarit. Për moshat e moshuara, për arsye se do të kemi shtëpi për pleq. Të njëjtën kohë kjo kompani në të ardhmen shumë të afërt do të jetë prezentë në të gjithë territorin e Kosovë. Për momentin jemi prezentë në qytetet kryesore të territoret e Kosovës. Si Prishtina me bazë ku jemi sot, jemi prezent në Pejë, Gjakovë, Deçan dhe Gjilan. Kur i përmend këto qytete kur i kemi ekipet m obilie që do të jenë prezent është e centralizuar krejt në Prishtinë. Që do të thotë nënkupton që e kemi të instaluar sistemin e ‘call center’ me thirrje pa pagesë”, thotë ai.
Hysaj thotë se ata do të shërbejnë në Kosovë si një ordinancë e mjekësisë familjare, ku muajin e parë të gjithë të moshuarit mbi moshën 60 vjeçare do të kenë një vizitë shtëpiake falas.
Hysaj: Muajin e parë gjitha moshat mbi 60 vjeçe do të kenë një vizitë shtëpiake falas
“Shërbimet mjekësore për të cilat jemi të licencuar sipas ligjit për shëndetësi në Kosovë jemi ordinancë e mjekësisë familjare. Çka nënkupton që kjo ordinancë e mjekësisë familjare na lejon që të kemi një ekip të mjekëve me specializim të mjekësisë familjare. Ku është një lloj filtrimi dhe specializimi të tjera ose probleme të tjera mjekësore që mund t’i ketë secila familje. Atë çka dua të ceki është se të gjitha këto shërbime do të jenë në mënyrë sa më profesionale të mundur. Atë çka dua të inkurajoj të gjithë qytetarët është që mos të marrin atë që është një kompani private dhe do të jemi të pakapshëm për shërbime të cilat i kemi. Për të shfrytëzuar rastin dëshiroj që muajin e parë për inaugurimin e fillimit të këtij lloj shërbimi inkurajoj të gjitha moshat 60 vjeçare do të kenë për muajin e parë falas për një vizitë shtëpiake dhe kjo është e mirëpritur nga të gjith ë qytetarët sepse në të ardhmen do të jenë të regjistruar në kartelën tonë dhe sistemin tonë informativ”, u shpreh ai.
Sa i përket çmimeve për t’u kontrolluar në “Spitex”, Hysaj thotë se ato do të jenë të arsyeshme dhe të volitshme për të gjithë qytetarët.
Hysaj: Çmimet do të jenë të volitshme
Video:
“Çmimet do të jenë sa më transparente në kuptimin e fjalës së shërbimet si shërbime do të kenë çmimin e vet më të arsyeshmin në treg. Mirëpo do të ketë ndaras edhe çmimin e shërbimit shtëpiak. Çka nënkupton se secili qytetarë do të ketë të qartë shërbimin. Nëse është dhënia e infuzionit mund të ketë çmimin e vet sipas tregut, i cili është shtatë euro dhe tri euro shërbimi shtëpiak i cili ekipi profesional do të vjen në shërbim të dhënies së atij shërbimi. Kjo besoj do të jep atë komunitetin që të ardhmen qytetarët e kanë një numër pa pagesë që mund të thërrasin dhe mund të konsultohen si për çmime dhe shërbime. Në të ardhmen do të zgjerohemi me shërbime të ndryshme që mund të ketë edhe asistencë tjetër për të moshuar. Duke pas parasysh jetën dinamike dhe duke pas parasysh të gjitha nevojat që i kanë secila familje, ose secili i moshuar në Kosovë”, tha ai