Një oficer i marinës italiane është dënuar me 30 vjet burgim për shitjen e sekreteve Rusisë. Ai kishte fotografuar 19 dokumente të klasifikuara të NATO-s, duke përfshirë dokumente me shënimin “Tepër sekret”, për çka prokurorët ushtarakë kanë kërkuar dënim të përjetshëm për të.

Një gjykatë ushtarake në Romë dënoi Walter Biot-in për spiunazh për Rusinë, duke përfshirë shitjen e dokumenteve tepër sekrete..

“Biot tregtonte dokumente sekrete dhe tregoi një shkallë të lartë pabesie dhe aftësie për krim”, kanë thënë prokurorët, sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA.

Biot, 56 vjeç, u arrestua në mars të vitit 2021 teksa i kalonte informacione stafit të ambasadës ruse në një parking në Romë.

Italia më vonë dëboi dy zyrtarë të ambasadës për incidentin. /TV Malisheva

Share.