Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka kritikuar Qeverinë se po vepron sikur inflacioni I lartë ka goditur vetëm punëtorët e sektorit publik.
Kryetari Azemi në një konferencë për media lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të sektorit privat, kërkoi që të ndihmohen edhe punëtorët e sektori privat, pasi që sipas tij, buxheti i Kosovës u takohen qytetarëve, e jo vetëm sektorit publik.
Azemi: Inflacioni goditi edhe punëtorët privat
“Ne jemi goditur po ashtu edhe me pakon për përballje me inflacionin, kështu që Qeveria e Kosovës, duke ditur mirë se punëtorët e sektorit publik janë me paga dhe kushte më të mira se sa sektori privat dhe ekzekutivi i vendit ka ndarë paga për ta dhe nuk ndau për punëtorët e sektorit privat. Sepse punëtorët e sektorit privat kanë paga tri herë më të vogla se sa ata të sektorit publik. Sektorit privat financon buxhetin e Kosovës dhe qeveria ndau mjete për sektorin publik dhe jo edhe për sektorin privat sikurse inflacioni t’i godet vetëm punëtorët e sektorit publik dhe jo ata privat. Kështu që punëtorët janë shumë të zhgënjyer me veprimin që kanë bërë… Pra, klasa që janë më e pasur është financuar nga qeveria dhe ata të cilët janë më të varfër nuk u financuan. U financuan punëtorët që marrin 700-800 euro pagë dhe nuk u stimulua një punëtorë i cili merr 170 euro pagë”, theksoi ai.
Kryetari i kësaj sindikate, duke shprehur pakënaqësi për trajtimin e sektorit privat nga ana e ekzekutivit, tha se në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, punëtorët(teknik) që mirëmbajnë këtë zyrë, paguhen vetëm 180 euro. Kjo pagë e ulët, ai ka vlerësuar të jetë e shqetësuese për ta.
Azemi: Punëtorët teknik në Zyrën e Kryeministrit paguhen vetëm 180 euro
“Sot punëtorët e sektorit privat të Kosovës përkatësisht punëtorët e në Zyrën e Kryeministrit që mirëmbajnë zyrat, paguhen me një pagë mujore 180 euro. Kjo çështje është shqetësuese për neve, por ende më e rëndë është barra e madhe e këtyre punëtorëve të cilët për çdo ditë duhet të dalin në punë me kohë dhe në fund të muajt dihet se çka mund të bëjnë këta punëtorë me një pagë prej 180 euro. Të ndodhë kjo në Zyrën e Kryeministrit dhe në zyrën e ministrit të Financave, të cilët janë të thirrur që punëtorët e sektorit privat dhe të tjerëve t’ua rregullojnë çështjen materiale, kjo na bën me dije se nuk ka një shqetësim të vogël. Këto paga të ulëta i kemi vetëm nga Qeveria e Kosovës përderisa nga kompanitë private kemi një lëvizje simbolike, por asnjë herë të kënaqur. Në vend që Qeveria e Kosovës të stimulojë ata punëtorë që punojnë dhe kryejnë shërbime për institucione shtetërore për nxitjen e kompanive private që të rrisin këto paga, këtu tek ne po ndodhë e kundërta”, theksoi ai.
Azemi po ashtu se një goditje tjetër për punëtorët ishte edhe mos ndryshimi i ligjit për tërheqjen e një përqindje të mjeteve nga Trustit.
/TV Malisheva