Audi ka vendosur të pasurojë Q5 të rinovuar së fundmi me një ofertë të performancës SQ5 të mundësuar nga një motor i fuqishëm me naftë.
Shkronja S është përdorur në Audi për ca kohë për të nënkuptuar një motor nafte, të paktën kur bëhet fjalë për Evropën.
Motori 3.0 V6 TDI është një motor i njohur, i cili i jep 341 kuaj fuqi dhe 700 Nm, transmeton Telegrafi.
Me të, kjo veturë shpejtësinë nga 0 në 100 km / orë e arrin për 5.1 sekonda dhe ka shpejtësi maksimale deri në 250 km / orë.
Ky model konsumon 0.7 l / 100 km.
Matrix LED janë në pjesën e përparme dhe OLED në pjesën e pasme.
Brendësia është një kopje e Q5 e ridizenjuar, me shtimin e dekorimit sportiv.
Ardhja në tregun evropian pritet në fillim të vitit të ardhshëm dhe çmimi në Gjermani do të jetë 68,137 euro. /TV Malisheva