Seriali dramë i Koresë së Jugut, “Squid Game” është bërë seriali më i popullarizuar ndonjëherë i Netflix-it, duke tërhequr 111 milionë fansa që nga debutimi i tij më pak se katër javë më parë, tha gjiganti i shërbimeve të transmetimit të martën.

Hiti global shtjellon temën e njerëzve të margjinalizuar që ballafaqohen kundër njëri-tjetrit në lojërat tradicionale të fëmijëve, ndërsa fituesi mund të fitojë miliona para dhe lojtarët që humbasin, vriten.

- Reklamë e sponsoriuzar -

Përhapur në të gjithë botën, veçanërisht përmes bujës në rrjetet sociale, “Squid Game” ka kryesuar listat e Netflix-it në më shumë se 80 vende, shkruan The Guardian.

“’Squid Game’ ka arritur zyrtarisht 111 milion fansa – duke e bërë atë serialin tonë më të madh ndonjëherë!”, shkroi kompania Netflix në Twitter.

Për krahasim, “Bridgerton” arriti 82 milionë shikime në debutim, duke përdorur metrikën e brendshme të Netflix-it, e cila përfshin çdo llogari që shikoi një episod për të paktën dy minuta.

Suksesi i “Squid Game” përforcon ndikimin gjithnjë e më të madh të Koresë së Jugut në kulturën popullore globale, pas arritjeve të tjera që kanë shënuar grupet muzikore si BTS dhe filmi “Parasite”, i cili u shpall fitues i çmimit “Oscar” këtë vit.

Është gjithashtu suksesi i fundit për ofertën e Netflix-it për të prodhuar më shumë përmbajtje në gjuhën ndërkombëtare dhe jo-angleze. Seriali i tretë aktualisht më i shikuar në Netflix është një serial në gjuhë të huaj, përkatësisht “Lupin” – serial në gjuhën frënge.

Netflix ofron “Squid Game” në të dyja versionet e dubluara dhe të titruara në gjuhë të shumta, duke zgjeruar audiencën e saj të mundshme.

Në shkurt, platforma më e njohur e shërbimeve të transmetimit në botë njoftoi planet për të shpenzuar 500 milionë dollarë vetëm këtë vit në seriale dhe filma të prodhuar në Korenë e Jugut. /TV Malisheva

Share.

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/beklpuib/public_html/wp-includes/functions.php on line 5107