Policia e Kosovës në bashkëpunim me Inspektoriatin e Tregut nga MINT dhe njësitet e doganës gjatë kontrollit të një biznesi në Prishtinë kanë sekuestruar sasi të konsiderueshme të mallrave (suplemente të ndryshme si; mjaltë për përdorime të ndryshme për potencë e të ngjashme, shampon të ndryshëm etj) pa origjinë.

Sipas policisë, lidhur me këtë rast është arrestuar një person i cili është liruar në procedurë të rregullt.

“Më 11.12.2023  njësitet policore në koordinim e bashkëpunim edhe me Inspektoratin e Tregut nga MINT dhe njësitet e doganës, kanë realizuar një operacion policor gjatë të cilit në një subjekt biznesi kanë gjetur e sekuestruar një sasi të konsiderueshme të mallrave (suplemente të ndryshme si; mjaltë për përdorime të ndryshme për potencë e të ngjashme, shampon të ndryshëm etj) pa origjinë. Lidhur me rastin i dyshuari nga Kosova pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti është iniciuar si “Kontrabandë me mallra” dhe është duke u hetuar.

/TV Malisheva

Share.