23 turistë të huaj janë shpëtuar pasi kishin mbetur të bllokuar në Përmet për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës nga reshjet.
Turistët gjermanë, polakë e francezë po eksploronin në zonë dhe për shkak të rritjes së nivelit të ujit mbetën të bllokuar.
Forcat e policisë, së bashku me ekipet e zjarrfikësve, u shkuan në ndihmë duke u nxjerrë prej andej.
Turistëve ju dha ndihma mjekësore dhe ndodhen në gjendje të mirë.
/TV Malisheva