Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka nisur javën e fundit të shkurtit me një video të nxënësve të cilët këndojnë himnin e flamurit.
Rama ka uruar qytetarët për një javë të mbarë me traditën e re të së hënës shkollore.
“MIRËMËNGJES
dhe me këtë video për traditën e re të së hënës shkollore, ‘rreth flamurit të përbashkuar me një dëshirë e një qëllim'”, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar ai.
Vendimin për të kënduar himnin kombëtar çdo të hënë, kryeministri shqiptar e ka marrë më 17 janar, me rastin e 555-vjetorit të vdekjes së heroit Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.
/TV Malisheva