Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni shpreson se Rossonerët së shpejti do të kenë stadiumin e tyre të ri: ‘Mund të jetë gati në vitin 2025’.
Scaroni dha përditësime për stadiumin e ri të Rossonerëve në një intervistë për Radio Anch’io ku ai diskutoi gjithashtu objektivat e klubit dhe zgjatjen e kontratës së Franck Kessié.
“Nuk mund të harroj që të mërkurën do të shkojmë në Liverpool, një klub që fiton 100 milionë euro nga stadiumi, ndërsa ne marrim 35 milionë euro”, tha Scaroni.
“Jemi në një pikë të mirë, jam optimist edhe nëse së shpejti do të ketë zgjedhje për kryetar bashkie. Tetori do të jetë një muaj vendimtar. Pas miratimit të këshillit të qytetit, i cili shpresoj se do të ndodhë deri në fund të vitit, do të duhen gjashtë muaj për projektimin”.
Scaroni tutje tha se deri në vitin 2025 mund të jetë gati stadiumi.
“Në atë pikë, ndërtimi mund të fillojë në gjysmën e dytë të 2022 dhe, midis 2024 dhe 2025, mund të jetë gati”.
“Tifozët e dinë që futbolli ndërkombëtar bëhet me para dhe pa para, ju nuk mund të arrini rezultatet që duan tifozët”. /TV Malisheva