Dioni (12) dhe Ledioni (10) janë dy futbollistët e para kosovar të FC Ballkanit që kanë dal pozitiv me pandeminë e koronavirusit.

Lajmi është bërë i ditur dy javë më parë edhe në faqen zyrtare të klubit suharekas të Ballkanit të cilët kanë njoftuar për rastin dhe duke iu uruar shërim të shpejtë dyshes së talentuar.Që nga ajo kohë kjo dyshe ka qëndruar në karantinë në shtëpinë e tyre, nënpërkujdesjen e prindërve.

Kolgeci ka treguar gjithë rrjedhën që nga dita e parë kur dy djemtë e tij kanë rezultuar pozitiv me këtë pandemi, ndërsa ka shtuar se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë dhe nuk ka asgjë për shqetësim.

“Dje janë bërë dy javë që kur janë diagnostifikuar, në momentet e para nuk e kanë pritur keq dhe ka qenë paksa moment i mirë, pasi dy djemtë dolën pozitiv, ndërsa vajza jo, dhe në ato momente vajza thoshte se përse ajo negativ dhe ishte si një ‘shoë’ në vete që ka tërhequr vëmendjen e djemve”, tha fillimisht Kolgeci për Gazeta Olle.

“Po, ne si prind kemi qenë të shqetësuar, ndërsa fëmijët këtë situatë, pak më të ekzagjëruar, e kanë kuptuar vetëm falë televizonit kur kanë parë lajme lidhur me këtë pandemi, por jam munduar të jem sa më afër tyre dhe t’i largoj nga këto lajme”, shtoi ai.

E sot, babai i dy talentëve ka postuar disa fotografi fantastike. Stafi i Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës kishte shkruar në veshjet e tyre FC Ballkani, me numrin 10 dhe mbiemrin Kolgeci, duke u dhënë përkrahje morale dy futbollistëve ta kalojnë këtë virus.

“Gjatë marrjes së mostrave, surprizë e këndshme nga stafi epidemiologjik! Faleminderit”, shkroi Kolgeci.

Share.