Aktori Sylvester Stallone ka thënë sot se “mban në lutjet e tij” kolegun Bruce Willis pas diagnostikimit me afazi.
Ylli i “Rocky” postoi foto me Willis në rrjetet sociale, edhe pse më herët të dy ishin përfshirë në një konflikt publik.
“Ne nuk jemi njohur dje, lutem për të mirën tënde dhe të familjes tënde të mrekullueshme …,” shkruan mes të tjerash Stallone.
Stallone dhe Willis kishin luajtur së bashku në “The Expendables” dhe “The Expendables 2”. Willis do të kishte pasur një rol dhe në serinë e tij të tretë, por ishte larguar pas negociatave financiare nga ku lindi dhe konflikti i sipërpërmendur, sipas Page Six.
Willis besohet se i ishin ofruar 3 milionë dollarë për katër ditë punë, por ai dëshironte 4 milionë dollarë. Prandaj Stallone kishte shkruar më pas në vitin 2013 se “do ta zëvendësonte Willis me aktorin Harrison Ford.
Vetë Willis më vonë justifikonte largimin e tij me arsye kreative dhe jo për pagesën.
Dy aktorët ishin pajtuar një vit më vonë, teksa Stallone konfirmonte lajmin në rrjetet sociale.
Ndryshe, Bruce Willis është diagnostikuar me afazi, një sëmundje degjenerative mendore, e cila dëmton qendrat e të folurit dhe komunikimit të trurit.