Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano i pyetur nga një gazetar se a përmban njohje marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë për normalizim të raporteve ai ka thënë seqëllimi i dialogut nuk është njohja.
Në një konferencë të rregullt për media, Stano deklaroi se objektivi i BE-së është që të arrihet marrëveshje finale gjithëpërfshirëse.
Stano: Pra përgjigja është jo, sepse objektivi i dialogut nuk është njohja
“Pra përgjigja është jo, sepse objektivi i dialogut nuk është njohja. Objektivi i dialogut është normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Ndërsa përmbajtjen e normalizimit e përcaktojnë të dy palët, ndaj u takon atyre. BE-ja është një lehtësuese, ne nuk po i diktojmë se çfarë duhet të bëjnë dhe po i ndihmojmë ata të arrijnë atje në frymën e pjekurisë evropiane dhe kompromisit evropian për të mirën e popullit të tyre, por objektivi dhe mandati i BE-së në këtë dialog është t’i ndihmojë ata të arrijnë marrëveshjen përfundimtare gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve”, ka thënë.
/TV Malisheva