Deputetja e Listës Gux njëherësh kryetare e degës në Prishtinë, Jeta Statovci, ka kritikuar Komunën e Prishtinës për shtrenjtimin e biletave të “Trafikut Urban”.
Statovci e ka quajtur nivelin lokal si “komunë e luksit”, ndërsa tha se ky vendim do ta paralizojë trafikun në kryeqytet.
Statovci u shpreh se rritja e këtyre çmimeve do të ndikojë në shtimin e numrit të automjeteve në Prishtinë.
“Nga ‘transport publik falas’ që premtuan, në shtrenjtim 25% të biletave. Komuna e luksit të sheshit përveç që ka paralizuar trafikun në përgjithësi, tani vendosi edhe ta shtrenjtoj transportin publik. Qarkullimi i veturave private është bërë gjithashtu më i kushtueshëm për shkak të bllokadave nga eksperimentet jo-profesionale. Premtonin shpeshtim të linjave të autobusëve nga qendra, drejt fshatrave dhe anasjelltas. Këtë jo që nuk e bëri, por shtrenjtoi çmimet e biletave, që sigurisht do të ndikojnë në shtimin e numrit të automjeteve në Kryeqytetet”, ka thënë ajo.
/TV Malisheva