“Delegacioni serb në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit në Kili do të luftojë deri në momentin e fundit që e ashtuquajtura Kosovë, e cila u ftua të marrë pjesë si vëzhguese, të mos bëhet anëtare e institucionit”, kështu ka deklaruar sot Ministri i Brendshëm i Serbisë Nebojsha Stefanoviq.

Sipas tij, historitë që Prishtina as nuk do të përpiqet të bëhet anëtar i Interpolit këtë vit ishin thjesht një lojë, shkruan Tanjug.

Nga ana tjetër ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, në Klan Kosova kishte deklaruar se Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Interpol dhe ka hyrë në agjendë edhe pse me vështirësi.

Share.