Gjermania është në anën tuaj. Ne mbështesim Ukrainën politikisht, humanitarisht, financiarisht, ushtarakisht – me atë që mundemi dhe me atë që është e nevojshme, në koordinim me aleatët tanë, deklaroi presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier gjatë një video-telefonate me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Rroftë miqësia gjermano-ukrainase.”, shtoi Steinmeier.

“Gjermania dhe Ukraina kanë kaluar ulje-ngritje në këto tre dekada. Gjermania e ka mbështetur politikisht dhe ekonomikisht Ukrainën në rrugën e saj drejt Evropës. Por bashkëpunimi ynë nuk ka qenë kurrë më i rëndësishëm se tani”, theksoi Steinmeier. /atsh

 

Share.