Prodhuesi i makinave Stellantis tha të mërkurën se do të investojë 130 milionë euro në fabrikën e tij të montimit në Eisenach në Gjermani për të prodhuar një automjet të ri elektrik me bateri (BEV) atje nga gjysma e dytë të vitit të ardhshëm.
Automjeti i ri elektrik me bateri BEV do të jetë pasardhësi i SUV kompakt Opel Grandland i prodhuar aktualisht në Eisenach, tha prodhuesi i automjeteve në një deklaratë.
Automjeti do të bazohet në platformën ‘STLA Medium’, një nga katër platformat që do të mbështesin të gjitha modelet e reja të Stellantis duke filluar nga viti i ardhshëm.
“Shtimi i një BEV në prodhimin e Eisenach mbështet angazhimin e guximshëm të Opel për një linjë produktesh plotësisht elektrike deri në vitin 2028 në Evropë”, tha Stellantis.
Prodhimi aktual në fabrikë përfshin gjithashtu versione hibride plug-in të Opel Grandland./TV Malisheva