Një në gjashtë njerëz në mbarë botën janë të prekur nga infertiliteti gjatë jetës së tyre. Kjo vjen pas studimit më të madh deri më sot mbi këtë temë, i cili u publikua të martën nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

OBSH thotë se infertiliteti ishte një “çështje shëndetësore globale që preku të gjitha rajonet e botës, duke treguar nevojën urgjente për të rritur aksesin në kujdesin e fertilitetit me cilësi të lartë për ata në nevojë”.

Qëllimi i raportit të OBSH-së, ishte të përcaktojë sasinë e ndikimit të infertilitetit, i cili përcaktohet nga dështimi për të arritur një shtatzëni pas 12 muajsh ose më shumë të marrëdhënieve të rregullta seksuale të pambrojtura.

Përkufizimi zbatohet për grupmoshën 15-49 vjeç, megjithëse disa nga studimet në rishikim mblodhën informacione nga njerëz të moshës 20-44 vjeç.

Steriliteti ka shkaqe të ndryshme, por nevojiten hetime të mëtejshme për të përcaktuar ndikimin e secilit prej tyre.

Një studim tregoi se cilësia e spermës ka rënë përgjysmë në gjysmën e shekullit të fundit. Por gjithashtu nuk është e qartë pse ka ndodhur kjo.

Jaime Mendiola, bashkautori i atij punimi, tha për EL PAÍS se ata po shqyrtonin efektin e ekspozimit ndaj kimikateve dhe ndotësve mjedisorë, të cilët mund të shkaktojnë ndërprerje hormonale të boshtit hipotalamik-hipofizë-gonadal, duke ndikuar në prodhimin e spermës.

Sipas ekspertit, dy janë arsyet pse duket se gjithnjë e më shumë njerëz kanë probleme me konceptimin siç është pamundësia për të mbetur shtatzënë dhe mosha e madhe për të pasur një fëmijë./TV Malisheva

Share.