Nën hijen e luftës në Ukrainë, Maqedonia e Veriut mirëpriti një stërvitje të madhe ushtarake të NATO-s e quajtur ‘Reagimi i Shpejtë’.

Rreth 4600 ushtarë nga tetë vendet e NATO- morën pjesë në stërvitje. Stërvitja u mbajt në poligonin më të madh të stërvitjes ushtarake në Krivolak, me pjesëmarrjen e ushtarëve nga Shqipëria,

Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Italia, Spanja, Mali i Zi, Shqipëria, Greqia si dhe  vendi mikpritës.Stërvitjet po zhvillohen në pesë lokacione të veçanta, që shtrihen nga Norvegjia në Maqedoninë e Veriut.Shkupi iu bashkua aleancës në vitin 2020. Vendi i vogël ballkanik me 1.8 milionë banorë ka një kapacitet  prej rreth 8000 ushtarësh.

/TV Malisheva

Share.