Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka reaguar pasi dyshohet se raketat ruse kanë sulmuar Poloninë, anëtar i NATO-s.
“Bisedova me Presidentin e Polonisë Duda për shpërthimin në Poloni. I shpreha ngushëllimet e mia për humbjet njerëzore. NATO po mbikëqyr situatën dhe aleatët po konsultohen. E rëndësishme të vërtetohen të gjitha faktet”, ka thënë Stoltenberg.