Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi sot se Aleanca është e vendosur të ndalojë përshkallëzimin e mëtejshëm të luftës në Ukrainë.

Stoltenberg në një konferencë të përbashkët shtypi në Berlin me kancelarin Olaf Scholz ka paralajmëruar anëtarët e bllokut të sigurisë se “paqja dhe siguria nuk mund të merren si të mirëqenë”.

“NATO ka përgjegjësinë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të këtij konflikti. Kjo do të ishte edhe më e rrezikshme dhe do të shkaktonte më shumë vuajtje, vdekje dhe shkatërrim”, tha ai.

Stoltenberg shtoi se ai përshëndeti përpjekjet e Scholz për të gjetur një zgjidhje diplomatike për luftën, duke përfshirë kontaktet e drejtpërdrejta me presidentin rus Vladimir Putin. Ai vlerësoi Gjermaninë për mbështetjen e saj ushtarake dhe humanitare për Ukrainën.

Stoltenberg tha se “lufta e presidentit Putin kundër Ukrainës ka shkatërruar paqen dhe ka tronditur botën”.

Ndërsa kancelari Scholz tha se Gjermania kishte rritur fondet për forcat e saj të armatosura për të siguruar që NATO të jetë në gjendje të përmbushë detyrat dhe mandatin e saj.

/TV Malisheva

Share.