Shefi i Organizatës së Traktit të Atlantikut Verior(NATO), Jens Stoltenberg, ka vizituar Kievin, për herë të parë prej fillimisht të pushtimit rus në Ukrainë. Aty ai ka theksuar mbështetjen e aleancës ushtarake. “NATO qëndron me ju sot, nesër dhe për aq kohë sa duhet”, ka thënë Stoltenberg.
Ai ka vendosur kurorë në nderim të ushtarëve ukrainas të cilët janë vrarë gjatë luftimeve në lindje të vendit.
Stoltenberg gjithashtu ka vizituar vendin ku ndodhen automjetet e blinduara ruse të cilat janë shkatërruar nga forcat ukrainase.
Në një konferencë për shtyp, të mbajtur me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, Stoltenberg ka thënë se aleatët e NATO-s i kanë dhënë më shumë se 150 miliardë euro mbështetje Ukrainës që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkurt të vitit 2022.
“E ardhmja e Ukrainës është në familjen euroatlantike. E ardhmja e merituar e Ukrainës është në NATO”, ka thënë ai.
Vizita e shefit të NATO-s në Ukrainë është bërë e ditur nga Aleanca, në faqen e saj zyrtare.
/TV Malisheva