Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka folur për mediet spanjolle një muaj përpara se të mbahet samiti i Madridit nga vendet anëtare.

Kreu i Aleancës thotë se në këtë samit do të shënohet harta e NATO-s për 10 vitet e ardhshme.

Stoltenberg vë në pah rrezikun që i kanoset kontinentit evropian nga rritja e kapaciteteve ushtarake nga Pekini.

“E pres me padurim samitin e NATO-s ku do të shqyrtojmë konceptet strategjike. Ai do të jetë një demonstrim shumë i fortë i unitetit mes SHBA-ve dhe Evropës. Kina po investon shumë në rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes dhe ky është një problem i madh për ne. Pekini nuk e ka dënuar agresionin rus dhe ky është një realitet i ri. Në këtë samit në Madrid do të tregojmë se po i përshtatemi kësaj bote në ndryshim në mënyrë që të vazhdojmë të jemi shtylla themelore e sigurisë për aleatët e Evropës dhe Amerikës Veriore,“ tha ai.

Ai shpjegon se NATO ende nuk e ka ndryshuar pozicionin e saj për të hyrë në luftë me Rusinë dhe shprehu besimin se Moska nuk do ngurrojë ta bëjë një gjë të tillë.

/TV Malisheva

Share.