Studentët e profesorët e viteve të 70-ta, e deri në lirinë e Kosovës janë përballur me persekutim, dëbim, përndjekje e burgosje. Të njëjtit ani pse janë përballur me sfida të shumta, kanë pasur një ‘ideal’. Madje në atë kohë, të rralla kanë qenë rastet kur kanë studiuar femrat.

Këto janë vetëm disa rrëfimet e ish-studentëve dhe ish-profesorëve të asaj kohe, të cilët tregojnë për përjetimet dhe sfidat e të qenit pjesë e Universitetit të Prishtinës.

Disa studentë të sociologjisë në kuadër të javës së mbajtur të Universitetit kanë punuar një hulumtim me temën “Dialog mes brezash- Universiteti i Prishtinës në 5 dekada”, ku kanë grumbulluar këto rrëfime.

Goneta Ademi, studente në Fakultetin Filozofik, ka treguar se mungesa e profesorëve shqiptarë, literaturës e objekteve të duhura kanë qenë vetëm disa nga sfidat e atyre.

Ademi: Sfidat kanë qen të shumta por ideali ka qenë i madh

 

“Sfidat kanë qenë të shumta, por ideali ka qenë i madh. Kanë munguar kuadrot. Shumica e fakulteteve, përveç atij të Gjuhës shqipe kanë pasur mungesë të madhe të profesorëve. Shumica e lëndëve në vitin 1967 edhe pas hapjes së UP-së janë mbajtur në gjuhën serbe, nga profesorët serbë, malazezë, e maqedonas. Në atë kohë studionin më shumë ata që kanë pasur kushte të mira. Në këtë kohë kanë studiuar më tepër gjinia mashkullore, e shumë më pak ajo femërore. Në krahasim me vitet e 70-ta vitet e 80-ta ndryshuan dukshëm për shkak të demonstratave, dhe karakterizohen nga sfidat më të ndryshme, si përjashtimet, denoncimet, përndjekjes, burgosjet, provokime nga më të ndryshmet. Nga përgjigjet e respodentëve kemi parë që kushtet për studim, shumë kujt për fat të keq nuk u ka lejuar regjistrimi nga komuniteti nga partia komuniste. Janë përjashtuar nga studimet disa profeso rë që kanë mbrojtur interesat e studentëve, si Fehmi Agani janë larguar procesi mësimor”, tha Ademi.

Studentët e profesorët ndër vite po përballeshin edhe me represionin policor, nuk kanë qenë të rralla rastet edhe kur janë maltretuar.

Ademi: Policia i ka shti me hëngër librat pasi teksti ishte në gjuhën shqipe

 

“Në atë kohë unë kam udhëtuar dhe kam qenë dëshmitar kur policia i ka nxjerrë të rinjtë prej mjeteve të transportit, prej autobusëve, i kanë maltretuar vetëm sa për t’i dërguar diku. Ka pasur raste kur ka hyrë policia edhe i ka marrë studentët edhe ne është dashur me dal me ta. Kam parë rastin kur një studenti shqiptar të Maqedonisë ia kanë shqyer pasaportën. Madje, ka pasur edhe raste bizare, një ish-student tregon kështu “E mbaj mend një djalë të mixhës tim e kanë shti me hëngër librin, e kanë shqyer një fletë edhe i kanë thënë ta ha fletën e librit. Pra, kjo ka ndodhur vetë m për arsye se teksti në atë libër ka qenë në gjuhën shqipe”, tha Ademi.

Pavarësisht këtyre maltretimeve, studentët e profesorët e asaj kohe, vazhdonin të ishin krenarë që ishin pjesë e Universitetit të Prishtinës. Ridona Berisha ka treguar për përgjigjet më të shpeshta të respodentëve të këtij hulumtimi.

Berisha: Me qenë student ka qenë si president i shtetit

 

“Në bazë të të dhënave që i kemi mbledhur, të ishe student në vitet e 70-ta ka nënkuptuar që kanë pasur krenari, ka qenë kënaqësi, prestigj. Një ish-student thotë se me qenë student i UP-së gjatë viteve të 70-ta ka qenë krenari shumë e madhe, ka qenë kënaqësi shumë e madhe. “Në atë kohë e kemi ndjerë vetën si me qenë president i shtetit. Por, po ashtu ka qenë përgjegjësi edhe seriozitet. Me qenë student ka qenë përgjegjësi e madhe se është dashur me personifikuar njeriun përparimtar, njeriun të cilin ka detyrë dhe përgjegjësi në ndërtimin dhe zhvillimin e vendit. Por, po ashtu me qenë profesor në vitet e 70-ta ka nënkuptuar me pas edhe integritet, respekt e autoritet dhe je vlerësuar si njeri i dijshëm”, tha Berisha.

Kthesë e madhe për popullin shqiptar ishte edhe protesta studentore e vitit 1997. Ata që u intervistuan për këtë hulumtim e konsiderojnë si zgjim prej një situate letargjike.

Asistenti në Fakultetin Filozofik, Artan Krasniqi tha se ky material është prej 600 faqeve, hulumtim ky i cili është i dhjeti me radhë në kuadër të lëndës “Praktikumi sociologjik”.

Krasniqi: Qëllimi i hulumtimit është mbledhja e të dhënave nga ish-studentët

 

“Qëllimi i hulumtimit shkurt është mbledhja e të dhënëve mbi qëndrimet dhe vlerësimet e studentëve dhe profesorëve, ish-studentëve, ish-profesorëve për punën nëpër të cilën ka kaluar UP. Për sfidat, për vështirësitë edhe ato e pasqyrojnë edhe his torinë nëpër të cilën ka kaluar jo vetëm Universiteti por edhe Kosova, edhe shoqëria. Hulumtimi është bërë me intervista individuale, gjysmë të strukturuara, ku janë kryer gjithsej 70 intervista me profesorë, ish-profesorë dhe ish-studentë”, u shpreh Krasniqi.

Marjan Dema, i cili udhëheq me Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, tha se sot po bëjnë edhe hapjen e javës së 50-vjetorit të UP-së.

Dema: UP themeli i të gjitha zhvillimeve mbarëkombëtare

 

“Universiteti i Prishtinës ishte themel i të gjitha zhvillimeve mbarëkombëtare që ndodhen në fund të shekullit 20 dhe në fillim të shekullit 21. Nga ky institucion u lindën e u rritën breza të tërë të profesorëve e të studentëve që i sollën lirinë Kosovës. Gjenerata të tëra që u bën shtysë të kërkesave për të drejtat e shqiptarëve, kudo që fizikisht gjendeshin atë botë ata. E sot theksojmë me krenari, që përderisa dikur UP ishte pikëni sja e kërkesave të shqiptarëve për liri e pavarësi, tani ky institucion ka një detyrim tjetër para vetes. Atë të edukimit të gjeneratës së lirisë, kësaj gjenerate që përditë po na bën krenar në të gjitha garat ndërkombëtare, është dukshëm motor vital I zhvillimit të vendit tonë”, tha rektori Dema.

Studentët e profesorët e intervistuar për këtë hulumtim janë nga Fakulteti Filozofik, Filologjik, Ekonomik, FShMN, Juridik, Mjekësi, Arte, Bujqësi.

Ndryshe, më 15 shkurt do të shënohet 50-vjetori i Universitetit të Prishtinës.

Share.