Ky është një sistem që parandalon copat e gomës të përfundojnë në mjedis.
Aspekti ekologjik është i qartë. Gomat konsumohen vazhdimisht gjatë ngasjes.
Por konsumimi i gomave është më e theksuar në manovrat më radikale, të tilla si përshpejtimi i papritur dhe frenimi.
Studentët e mbledhur rreth ‘The Tire Collective’ kanë krijuar një pajisje që do të kapë të gjitha grimcat përpara se të ndotin planetin tonë.
Ndotësi i dytë më i madh mikroplastik është pikërisht pluhuri që krijohet nga konsumimi i gomave, dhe sipas këtij grupi, është ndotja që është më serioze sesa gazrat e shkarkimit.
Pajisja e tyre punon në parimin e energjisë elektrike statike.
Pasi zbuluan se grimcat që bien nga gomat ishin ngarkuar pozitivisht, ata krijuan një pajisje që i kap ato me pllaka elektrostatike dhe i ruan në një rezervuar.
Pajisja nuk konsumon shumë energji dhe mund të furnizohet nga çdo makinë./TV Malisheva