Parashikimet nga specialistët sugjerojnë, që masa periodike e distancimit fizik, mund të bëhet e domosdoshme nëse koronavirusi i ri bëhet një dukuri sezonale, shkruan Medical News.
Specialistët e shkollës së shëndetit publik Harvard në Boston, kanë përdorur disa modele matematikore për të projektuar dinamikën e transmetimit të Covid-19.
Në studimin e publikuar në revistën shkencore “Science”, studiuesit shpjegojnë se ky virus ka tendencë të bëhet endemik, që do të thotë se ky infeksion mund të shfaqet dhe të kaloj vazhdimisht gjatë viteve të ardhshme, e njëjta gjë që ndodhë me virusin e gripit dhe ftohjes.
Duke marrë parasysh këtë, ekspertët thonë se distancimi fizik mund të bëhet një kërkesë dhe veprim i domosdoshëm deri në vitin 2022./ Tv Malisheva