Mbajtja e një maske prej cope nuk mjafton për të parandaluar përhapjen e koronavirusit nëse nuk praktikohet distancimi shoqëror, sugjeron një studim i ri.

Studiuesit nga Universiteti Shtetëror i New Mexico, në Las Cruces, shqyrtuan të paktën pesë lloje të ndryshme maskash të tilla. Ara panë se çdo material e reduktonte ndjeshëm nivelin e spërklave që përhapeshin. Por nëse personi përballë nuk është gati 2 metra larg, atëherë ai mund të thithë mjaftueshëm pikla sa për t`u infektuar, raporton TCh.

“Maska ndihmon patjetër, por nëse njerëzit janë shumë pranë njëri-tjetrit, sërish ekziston shansi I përhapjes dhe infektimit nga koronavirusit”, tha bashkëautori I studimit, Dr Krishna Kota, profesor i asociuar Universitetin Shtetëror të Neë Mexicos. Për të realizuar këtë studim të botuar në revistën Physics of Fluid, ekipi ndërtoi një pajisje që imiton kollën dhë tështimin e njerëzve.

Ajo përdor një gjenerator ajri që ka pikla të imëta të ngjashme me ato që dalin nga hunda apo goja e një personi. Makineria u testua në pesë lloje të ndryshme maskash: një maskë N95, një maskë kirurgjikale, një maskë pëlhure, një maskë pëlhure të trashë dhe një maskë pëlhure me dy shtresa.

Të gjitha I ndalonin piklat, por në masën 100% I bllokonte vetëm N95-sa. Maska e zakonshme e pëlhurës rezultoi në këtë drejtim ajo që e ndalonte më pak përhapjen e sëmundjes, megjithatë nëse largësia ishte tek dy metrat, edhe ajo mbronte nga virusi.

Share.