Njerëzit që mbajnë syze rregullisht kanë një rrezik mesatarisht më të ulët të infektimit me Covid-19, ndërsa lentet e kontaktit nuk kanë mbrojtje shtesë, sipas një studimi të madh që nxjerr në pah rëndësinë e syrit si një rrugë për infeksionin me koronavirus.

Më shumë se 19.000 të anketuar në studimin e Virus Watch në Angli dhe Uells iu përgjigjën një pyetësori mbi përdorimin e syzeve dhe lenteve të kontaktit.

Duke filluar nga qershori 2020, të anketuarit raportuan çdo javë statusin e tyre Covida-19 dhe më shumë se 11.000 prej tyre dhanë mostra mujore gjaku për të përcaktuar nëse ishin apo jo të infektuar me koronavirus.

Pas shqyrtimit të faktorëve të tjerë të rrezikut, studiuesit gjetën një rrezik 15 për qind më të ulët të infeksionit për ata që thanë se mbanin gjithmonë syze për përdorim të përgjithshëm në krahasim me ata që nuk mbanin kurrë syze.

Efekti mbrojtës u zvogëlua tek ata që thanë se syzet e tyre ndërhynin në veshjen e maskave dhe nuk u vu re asnjë efekt mbrojtës për njerëzit që mbanin lente kontakti, sipas një raporti të publikuar në medRxiv përpara një rishikimi shkencor.

“Syzet duhet të konsiderohen si pjesë e strategjive më të gjera për të parandaluar transmetimin e infeksionit në komunitet dhe mund të jenë të vlefshme për t’u marrë parasysh në rast të pandemive të ardhshme dhe në profesione me ekspozim të lartë, përfshirë kujdesin shëndetësor,” thanë shkencëtarët.

Share.