Ndërtesat, strukturat dhe pemët janë dëmtuar rëndë ose janë shembur pas rrebeshit dhe stuhisë që përshkoi dje pasdite dhe në mbrëmje Novi Sadin në Serbi, ku si pasojë ka vdekur një fëmijë.

Në qytetin verior serb të Novi Sadit, një fëmijë 12-vjeçar, i cili kishte qenë në natyrë kur goditi stuhia, vdiq.

Djali u gjet pa ndjenja para shtëpisë së tezes së tij.

”Shkaku i saktë i vdekjes së tij ishte ende duke u hetuar”, njoftoi televizioni shtetëror RTS.

Dëme të konsiderueshme si pasojë e stuhisë janë parë edhe në gadishullin kroat të Istrias, një destinacion pushimesh.

/TV Malisheva

Share.