Suedia ka siguruar tri pikë shumë të rëndësishme në ballafaqim me Kosovës dhe kështu vazhdon luftën për një vend në Kampionatin Botëror.

Sfida e zhvilluar në “Friends Arena” i takoi e tëra vendasve pasi Kosova krijoi shumë pak raste shënimi.

Goli i parë i suedezëve erdhi në minutën e 29′ kur Frozberg shënoi nga penalltia.

Në pjesën e dytë Suedia shënoi edhe dy gola përmes Isak në minutën e 62′ dhe Quaison në të 79′.

Ndeshjen e radhës Kosova e zhvillon në “Fadil Vokrri” në Prishtinë me 12 tetor. /TV Malisheva

Share.