Janë arrestuar dy persona të cilët dyshohen për “vjedhje të rëndë”, gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve janë gjetur dëshmi që lidhen me rastin.
“Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor Suharekë ka qenë duke mbledhur prova dhe dëshmi lidhur për një rast “Vjedhje e rëndë” , në të cilin rast janë arrestuar dy të dyshuar” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Me këtë rast është kontaktuar prokurori kujdestar për krime te përgjithshme i cili ne koordinim me Gjykatësin e procedues paraprake ka dhënë urdhëron gojorë për kontroll të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të dyshuarit në fshatin Samadraxhë: thuhet tutje në njoftim.
Po ashtu gjatë kontrollit të shtëpisë në prezencë të dy familjareve si dëshmitar janë gjetur dëshmi relevante që ndërlidhen me rastin e vjedhjes si :
-Një Pushke automatike Ak-47 kalibri 7,62 mm , dy (2) karikator të zbrazur, Katërdhjet (40) cope fishekë të kalibrave të ndryshme dhe shumë mallra të ndryshëm që dyshohet që janë mallra të vjedhur në raste të ndryshme.
Arma me municion si dhe mallrat e gjetura në konsultim me prokuroret kujdestar janë sekuestruar si prova materiale.
/TV Malisheva

Share.