Një sulm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një stacion treni në Paris. Mediat raportojnë se kanë mbetur gjashtë persona të plagosur.

Agresori është neutralizuar më pas nga forcat e policisë.

Mediat franceze, duke cituar burime të paidentifikuara të policisë, thanë se oficerët hapën zjarr ndaj sulmuesit, i cili ishte i armatosur me thikë.

Sulmi vjen një muaj pasi tre persona u vranë dhe tre u plagosën pasi një person i armatosur hapi zjarr në një qendër kulturore kurde në Paris. /TV Malisheva

Share.