Lviv, një zonë në perëndim të Ukrainës që më parë mendohej se ishte e sigurt dhe ku refugjatët po iknin, është goditur nga një sulm ajror rus.
Baza e stërvitjes ushtarake Yavoriv, afër kufirit polak, u godit nga disa raketa këtë të diel, thonë zyrtarët.
Deri më tani raportohet për nëntë të vrarë nga ky sulm, ndërsa 57 të tjerë janë plagosur tha guvernatori i rajonit Lviv.
Ai thotë se Rusia gjuajti 30 raketa mbi objektin ushtarak.
Ky sulm në këtë zonë është afër Polonisë dhe potencialisht një paralajmërim për NATO-n, e cila shpesh e përdor bazën si një vend trajnimi. /abcnews.al