Ushtria ruse në Ukrainë ka humbur dy nga komandantët e saj kryesorë, njëri një udhëheqës zyrtar ushtarak dhe tjetri një shef i grupit famëkeq Wagner.
Një zyrtar i sigurisë i vendosur nga Rusia në rajonin Kherson ka vdekur në një sulm me raketa ukrainase, ka thënë një gazetar pro-Kremlinit.
Zyrtari i sigurisë, Alexei Katerinichev, ishte nënkryetari i parë i “administratës ushtarako-civile” dhe shef i sherbimit sekret rus FSB.
Në një postim në Telegram të premten, gazetari Malkevich tha se Katerinichev u vra si rezultat i një “sulmi terrorist” me raketa HIMARS>
/TV Malisheva