“Ky është një tjetër krim lufte i Rusisë, për të cilin të gjithë të përfshirët do të mbajnë përgjegjësi”.

Kështu deklaroi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky për sulmin që ndodhi në stacionin e trenit në Kramatorsk.

“Ne presim një përgjigje të fortë globale ndaj këtij krimi lufte”, u shpreh presidenti.

Zelensky konfirmoi raportet e mëparshme nga kreu i administratës ushtarake të rajonit Donetsk, se të paktën 50 njerëz u vranë në stacionin hekurudhor, përfshirë pesë fëmijë.

“Ashtu si masakrat në Bucha, si dhe shumë krime të tjera ruse të luftës, sulmi me raketa në Kramatorsk duhet të jetë një nga akuzat në gjykatë, gjë që do të ndodhë”, u shpreh ai.

“Përgjegjësia është e pashmangshme”, shtoi ai.

/TV Malisheva

Share.