Një polic është sulmuar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare ditën e diel.

Siç bëhet e ditur në njoftim, polici ka tentuar ta ndal një veturë, por që një person nuk ka përfillur urdhrat duke e sulmuar atë.

“Njësitë policore gjatë kryerjes së detyrës zyrtare kanë tentuar që të ndalin një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull nga Kosova, i cili duke mos përfillur urdhrat e zyrtarëve policor me veturë, ka ikur nga vendi i ngjarjes. Lidhur me rastin i dyshuari është arritur të arrestohet dhe pasi është dërguar në stacion policor, i njëjti e ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët i cili si pasojë ka pësuar lëndime trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësorë”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

/TV Malisheva

Share.