Një punëtor i Kompanisë “Pastrimi”, Sh.A është sulmuar sot nga një person në lagjen Bardhosh të Prishtinës.

Kompania “Pastrimi”, Sh.A ka njoftuar banorët e lagjes Bardhosh të Prishtinës se nuk kanë larguar mbeturinat nga një pjesë e lagjes, për shkak të sulmit fizik ndaj punëtorit të tyre.

“Kompania “Pastrimi”, Sh.A Njësia Operuese Prishtinë, njofton banorët e lagjes Bardhosh se shërbimi i largimit të mbeturinave tek një pjesë e kësaj lagjeje e përcaktuar për ditën e sotme nuk është kryer si pasojë e një sulmi fizik ndaj punëtorit të kompanisë sonë. Sulmi ndaj punëtorit ka ndodhur gjatë largimit të mbeturinave në këtë lagje nga një person i pa përgjegjshëm”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se rasti është lajmeruar në Policinë e Kosovës.

“Kompania “Pastrimi”, dënon rëndë sulmin ndaj punëtorit dhe po ashtu njofton se përveq sulmit të sotëm, punëtorët e terenit shpesh herë injorohen dhe ofendohen padrejtësisht nga një pjesë e shoqërisë sonë. Bëjmë thirrje qytetarëve të respektojnë dhe përkrahin secilin punonjës të kompanisë dhe punën e tyre të pa lodhshme që bëjne pa ndërprerë”, thuhet në njoftimin e Kompanisë “Pastrimi”

/TV Malisheva

Share.