Një person është arrestuar në Vushtrri për shkak se kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të saj.

Në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me 21 fishekë.

Viktima e ka refuzuar tretmanin mjekësor dhe tek njëjta nuk janë vërejt lëndime të dukshme.

Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./TV Malisheva

Share.