Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Fushë Kosovë.

Siç njofton policia, i dyshuari kishte sulmuar dy persona dhe po ashtu ai ka hedhur derivate në dhomën e tyre, duke ndezur zjarr.

Rasti ka ndodhur ditën e shtunë, transmeton Telegrafi.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull nga Kosova pasi që i njëjti pas një marrëveshjeje i ka sulmuar fizikisht dy viktimat, një mashkull dhe një femër nga Kosova, i njëjti dyshohet se i ka kanosur edhe me armë zjarri, po ashtu i njëjti duke hedhur derivate, i ka dhënë zjarrin në njërën nga dhomat në shtëpinë e tyre (dyshohet se armën pistoletë e ka hedhur në zjarr). Njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin”, ka njoftuar policia.

Dy viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

/TV Malisheva

Share.